Zënie e hapësirës publike dhe ndërtim pa leje, procedohen penalisht 3 persona në Himarë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 12:10 | Kronikë
Zënie e hapësirës publike dhe ndërtim pa leje, procedohen

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht 3 persona për zënie të hapësirës publike dhe ndërtim pa leje. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Himarës njoftojnë se bëhet fjalë për:  E. H., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse; TH. D., është konstatuar se ishte duke ndërtuar në një objekt ekzistues në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse dhe M. M., po kështu është konstatuar se ishte duke ndërtuar një strukturë prej hekuri në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos