Presioni i ndërkombëtarëve i dha efektet një ditë më parë, teksa amendamenti kushtetues për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut u mbështet edhe Lulzim Basha me deputetët e tij.
Amendamenti kaloi me 108 vota pro dhe 4 abstenim. Por si votuan deputetët për këtë amendament?
Deputetët e Rithemelimit nuk votuan për këtë amendament edhe pse ishin shprehur kundër tij. Ndërkohë, 4 deputetët që votuan kundër ishin Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho nga LSI-ja dhe Isuf Çela nga PD-ja. Ndërkohë, një votë pro për këtë amendament edhe deputeti i LSI-së, Agron Çela. (A2 Televizion)