Zgjedhja e kryetarit të PD, ndryshimet në rregullore: Akses të barabartë në garë për të gjithë kandidatët

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 11:09 | Politikë
Zgjedhja e kryetarit të PD, ndryshimet në rregullore: Akses të

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha zyrtarizoi kandidaturën e tij si kryetar i Partisë Demokratike, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve njoftoi ndryshimet e bëra në rregulloren për garën. Risitë u prezantuan nga anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo i cili tha se qëllimi është pasja e një gare të ndershme e të barabartë mes kandidatëve.

Ndërkohë, Albana Vokshi sqaroi episodin e filmuar nga kamerat në “selinë blu” teksa numëroheshin votat në Këshillin Kombëtar, kryetar i së cilit u zgjodh Edi Paloka.

Kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, sipas vendimit të marrë gjatë Kuvendit Kombëtar duhet të dorëzojnë dokumentacionin brenda mesditës së sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos