
Propozimet e Ramës shiten si kritere të “opozitës”. Kështu është shprehur deputeti dhe kryetari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, në përgjigje të draftit të propozuar nga Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Në një reagim në Facebook, Paloka e konsideron të turpshme paraqitjen e “presidentit të Ramës si president konsensual”.
“Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si president konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën me të trashë. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf, Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të tij me e-mail. Në finale, kandidati i Ramës do të dalë nga goja e L.B, E.A …”
Sipas Palokës deputetët demokratë që ndjekin këtë rrugë janë ose viktima ose të përdorur, por gjithsesi përgjegjësia është e tyre.
“Nuk e di nëse ata deputetë (të zgjedhur me votat e demokratëve) që vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshtë viktima naive që po përdoren, apo janë me vullnet të plotë në këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre”.
Një ditë më parë Partia Demokratike përpiloi një draft mbi zgjedhjen e presidentit të ardhshëm shqiptar, që do t’ i propozohet deputetëve të kësaj partie sot në orën 14:00. (A2 Televizion)