All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zgjedhja e Presidentit të ri, Balla: Të hënën pa emër në seancë

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 11:34 | Politikë
Zgjedhja e Presidentit të ri, Balla: Të hënën pa emër
All - Paragraf - 1

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se kishte mbetur i kënaqur nga negociatat e ditës së premte me grupet parlamentare, sa i përket zgjedhjes së kandidaturave për postin e Presidentit të Republikës.

“Afati i fundit i raundit të dytë është 23 maji. Janë disa biseda shumë të frytshme. Sot të paktën me dy-tre grupe arritëm të vendosim piketat e një procesi që do të na çojë drejt një presidenti konsensual”, tha Balla.

All - Paragraf - 3

Ai shtoi se të hënën nuk do të shkohet në seancë me një emër të propozuar vetëm nga partia e tij. “Do të vrisnim procesin. Kemi rënë dakord të ulemi përsëri në ditët në vijim, madje në orët në vijim, që të ulemi për emrin”, tha Balla. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

Latest Videos