
Me të firmosur dekretin, Presidenti doli nga zyra për të zhvilluar takime në bashkitë që janë pa kryetar. Ndalesa e parë e Ilir Metës ishte Shkodra, njësia vendore e parë e cila mbeti pa një drejtues, ku gazetarët e pyetën nëse po favorizonte mazhorancën me dekretimin e këtyre zgjedhjeve.
“Mendoj të favorizuar janë qytetarët që do të kenë mundësi në 6 mars të zgjedhur disa kandidatw. Nuk e kanë pasur këtë mundësi”, tha presidenti.
Presidenti caktoi datën e zgjedhjeve duke u konsultuar vetëm me Partinë Socialiste, një zgjedhje që ngriti dyshimet se dëshirat e opozitarëve nuk janë më një prioritet për të.
“Nuk ka asnjë shmangie të asnjë force politike. As të PS, as të PD, as të LSI, as të PR, as të PBDNJ, të asnjë force politike që përfaqësohet në Kuvendin aktual”, shtoi Meta.
Dalja e presidentit në terren vjen sërish në një periudhë zgjedhjesh. Ato të një viti më parë i kushtuan shkarkimin nga parlamenti, por që kërkon certifikimin nga Gjykata Kushtetuese.
“Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidentit jashtë gjithë afateve, jashtë gjithë logjikës së Kushtetutës, që një parlament mund të ndërmerrte një nismë, kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër pozitive”, tha Meta.
(A2 Televizion)