Dështon hetimori i inceneratorëve, Tabaku paralajmëron dërgimin e dokumenteve në SPAK

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 14:05 | Politikë
Dështon hetimori i inceneratorëve, Tabaku paralajmëron

Komisioni hetimor i inceneratorëve dështoi, por Jorida Tabaku tha se gjithë dokumentacionet e mbledhura do të depozitohen në SPAK.

Duke iu referuar inceneratorit të Tiranës, ajo deklaroi që zyrtarët do të duhet të përgjigjen para drejtësisë, njësoj si ish-ministri Lefter Koka.

“Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë vendimin e tij personal për këtë bashki, duke marrë përsipër Kavajën, Rrogozhinën apo Kamzën. Nuk duhet të ishte vendimmarrje personale, por e Këshillit Bashkiak me shumicë të cilësuar, për të kaluar procedurat e tjera për shpronësimin. Në inceneratorin e Tiranës, megjithëse është investuar 31% e vlerës, janë marrë 100% të parave. Si ka mundësi që kanë vijuar pagesat, ndërkohë që për këtë incenerator duhet të ishin ndalur menjëherë kur nuk shoqërohet me investime”, tha Tabaku.

“Nga burimet tona, ne kemi marrë informacione që tregojnë se të njëjtin fat të Lefter Kokës, duhet ta kishin kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, 3 ministra të tjerë dhe 3 kryetarë bashkie”, shtoi Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos