
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet në Izrael. Në një postim në Twitter shefi i qeverisë shqiptare dënon me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre dhe shprehet se vendi ynë qëndron me Izraelin dhe fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)