
Sali Berisha dhe Ilir Meta dolën së bashku në fushatë. Prezantimin e kandidati të koalicioni “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Carën, zgjodhën që ta bënin në një miting duke dhënë edhe mesazhin se fushata për ta ka startuar me kohë.
Brohoritjet elektorale u ndezën edhe më shumë kur fjalën e mori Sali Berisha, i cili që në nisje të saj, u kujdes t’i tregonte respekt atij që i huazoi partinë për kandidatët e primareve.
“I dashur zoti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë”.
Pas kortezisë hapëse, Berisha vijoi me akuzat ndaj maxhorancës, ku një theks të veçantë i dha çështjes më të reklamuar së fundmi nga Edi Rama, nivelin e pagave në Shqipëri.
“Në vitin 2013, rrogat në Shqipëri ishin më të lartat në Ballkan. Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve rritej në Durrës dhe mbarë Shqipërinë. Kurse sot, një e treta e popullsisë në 8 vite ka braktisur këtë vend të bekuar”.
Kandidat real në këto zgjedhje nga shumica, Sali Berisha nuk sheh Emiriona Sakon, pasi për të, mbrapa këtij emri qëndrojnë persona të tjerë.
“Ajo ka një dyshe që është një nga dyshet më mafioze jo vetëm në Shqipëri, por edhe Ballkan dhe më gjerë. Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Masimo Delanos, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush, thuaj sa para nga taksat e shqiptarëve i ke dhënë McGonigalit? “, u shpreh Berisha
Pas Vorës, ky ishte aktiviteti i dytë i Berishës dhe Metës në prezantimin e kandidatëve. (A2 Televizion)