Zgjedhjet e 25 Prillit, vëzhguesit vendas: Problem, përdorimi i të dhënave personale

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 13:11 | Politikë
Zgjedhjet e 25 Prillit, vëzhguesit vendas: Problem, përdorimi i

Përdorimi i të dhënave personale ishte një nga shqetësimet kryesore të ngritura në raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet e 25 Prillit, nga Shoqata për Kulturë Demokratike, pjesë e vëzhguesve vendorë.

Roden Hoxha, jurist dhe pjesë e grupit të monitorimit, tha: “Jo vetëm shkelet Kodi Zgjedhor, por kemi shkelje të ligjit për të dhënat personale. Është fatkeqësi që komisioneri për të dhënat personale po bën një sy qorr e një vesh shurdh, edhe KQZ ka bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Problemi më i madh është që të dhënat personale të 900 mijë votuesve ishin në duart e njërës ose tjetrës parti”.

Një tjetër problem është mungesa e një rregullimi me ligj për median “online”, pasi nuk ka trasparencë për shpenzimet në këtë drejtim: “Janë harxhuar 130 milionë dollarë vetëm për Facebook dhe në lidhje me këtë nuk ka asnjë lloj rregullimi ligjor”.

Raporti ngre shqetësime dhe në lidhje me vonesat që pati për miratimin e fletës e votimit, pasi koha në dispozicion për të informuar votuesin është shumë e shkurtër.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos