
Në 30 qershor socialistët do të votojnë, do të menaxhojnë procesin dhe do të numërojnë votat. Pasi refuzuan anëtarët e opozitës në KZAZ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që t’ia japë ekskluzivitetin e numërimit, vetëm një partie, të shoqëruar nga 2 numërues të tjerë të përzgjedhur nga ajo që quhet shoqëria civile.
Edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ishin 4 votat e socialisteve që i dhanë fuqi vendimit.
Vota kundër e Klement Zgurit u shoqërua me një arsyetim të tij se në asnjë faqe nuk shkruhet se shtimi i numëruesve mund të bëhet me vendim të anëtarëve në tryezë.
“Më duket nonsense që me anë të një vendimi të thjeshtë të rrëzojmë dhe Kodin Zgjedhor, si dhe udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, deklaroi Zguri. Pavarësisht kësaj, nuk ndryshoi asgjë.
Pas përplasjeve të njëpasnjëshme në disa qytete për ambientet e KZAZ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shmangë skenat e dhunës, duke përdorur ambiente private. (A2 Televizion)