Zgjedhjet e 30 qershorit, tërhiqet një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 19:20 | Politikë
Zgjedhjet e 30 qershorit, tërhiqet një tjetër kandidat i Bindjes

Kandidati i Bindjes Demokratike në qarkun e Lezhës, Salvador Kaçaj ka njoftuar se është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai iu drejtua me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 1 orë pasi institucioni zgjedhor e kishte regjistruar për të garuar në zgjedhje.

Kaçaj saktëson në letrën e tij se nuk mund të shërbejë si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim një partiak, të përzierë me krimin. Gjithashtu, për Kaçajn, zgjedhjet pa opozitën e vërtetë më 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/05/18/bindja-demokratike-kercenohet-kandidati-yne-ne-skrapar-terhiqet-nga-gara/

A2 CNN Livestream

Latest Videos