
Kryeministri Rama ka vijuar dhe këtë të martë takimet me degët e partive socialiste dhe deputetëve të qarqeve, Bashkitë e të cilave do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme vendore më 6 mars.
Pas Fierit, kreu i qeverisë ka pritur në kryeministri deputetët dhe drejtuesit e qarqeve të Tiranës dhe Dibrës, për të diskutuar mbi zgjedhjet në 3 bashkitë e këtyre qarqeve, Vorës, Rrogozhinës dhe Dibrës.
Në asnjë prej këtyre bashkive nuk ka ende një emër zyrtar të konfirmuar nga socialistët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Më herët gjatë së martës, Partia Socialiste dorëzoi në KQZ, dokumentacionin për regjistrim në zgjedhjet e6 marsit. (A2 Televizion)