“Foristrada” bie në humnerë në Tropojë, plagoset rëndë shoferi, niset drejt Traumës

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 21:06 | Aktualitet
“Foristrada” bie në humnerë në Tropojë, plagoset

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Tropojë ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja është regjistruar në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë ku makina tip “Foristrad", me të cilin po udhëtonin 2 persona ka rënë në humnerë.

I plagosur ka mbetur pasagjeri i identifikuar me inicialet S . A., i cili është  transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Tropojë/Informacion paraprak

Më datë 22.07.2023, në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë, ka rënë në humnerë një mjet tip “Foristrad", me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit". (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos