
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim me zyrtarët e partisë të tij në lidhje me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Kosovë më 17 tetor.
Në një deklaratë për mediat pas këtij takimi, Vuçiç iu bëri thirrje qytetarëve serbë të dalin masivisht në këto zgjedhje për të votuar për të ardhmen e tyre.
“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”, u shpreh Vuçiç. (A2 Televizion)