Zgjedhjet në bazën e PD, A2 CNN vëzhgon degën 8, demokratët të ndarë në dy zyra

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 15:49 | Politikë
Zgjedhjet në bazën e PD, A2 CNN vëzhgon degën 8,

Prej javësh, demokratët i janë nënshtruar procesit të riorganizimit të partisë, ku me parimin një anëtar një votë po zgjedhin kryetarët e degëve. Synimi i këtij procesi sipas Rithemelimit ishte bashkimi i partisë në bazë, por në realitet nuk rezulton kaq e thjeshtë. A2 CNN vëzhgoi procesin në degën numër 8 në Tiranë, aty ku voton edhe ish-kryetari Lulzim Basha. Në këtë njësi, demokratët kanë 2 zyra, njëra që i përket mbështetësve të Rithemelimit dhe tjetra që përkrah linjën e Enkelejd Alibeajt.

Indrit Hoxha është kryetari i grupit të punës që ndjek procesin zgjedhor në këtë degë. Ai tregon për A2 CNN se ka ftuar të bëhen pjesë edhe ata që mendojnë ndryshe.

Por Pëllumb Seferi, i cili prej vitesh mban postin e kreut të degës 8 të PD-së në kryeqytet mohoi të ketë marrë këtë ftesë.

Hoxha tregon se pjesëmarrja është e lartë në këto zgjedhje, por për Seferin ndarja e demokratëve në numra është një lojë që e thellon përçarjen

Zgjedhjet deri më tani janë mbyllur në më shumë se 30 degë të Partisë Demokratike, të cilat priten të pasohen me zgjedhjen e kryesive të degëve dhe delegatëve që do të shkojnë në kuvendin e 30 prillit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos