Zgjedhjet në Greqi, Tsipras pranon humbjen dhe uron për fitoren Mitsotakis

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 22:21 | Ballkani
Zgjedhjet në Greqi, Tsipras pranon humbjen dhe uron për fitoren

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re,  Kyriakos Mitsotakis.

Tsipras mbërriti në selinë e partisë rreth orës 21:00. Edhe pse me një rezultat të dobët, ai është pritur me duartrokitje nga mbështetësit e tij.

Ndërkohë kur janë numëruar 71% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,83%, ndërsa SYRIZA 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/21/mbyllen-votimet-ne-greqi-exit-poll-et-nxjerrin-fitues-bindshem-mitsotakis/
https://a2news.com/2023/05/17/zgjedhjet-ne-greqi-7-emigrante-shqiptare-mes-kandidateve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos