
Benjamin Netanyahu ndryshon strategji në mënyrë surprizuese pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.
Kryeministri izraelit në detyrë i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit rivalit të tij kryesor, Beni Gantz.
“Ne duhet të formojmë një qeveri uniteti, sa më parë të jetë e mundur”, u shpreh Netanyahu duke kërkuar që Gantz të tregojë përgjegjësi dhe bashkëpunim në këtë drejtim.
Kthesa vjen pasi asnjë forcë politike nuk arriti të sigurojë shumicën në Parlamentin e shtetit hebre. Një zëdhënës i partisë Bardhë e Blu tha se Gantz nuk ka një përgjigje të menjëhershme për ofertën e papritur të Netanjahut.
Megjithatë, njoftoi se Gantz do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij gjatë ditës së sotme. (A2 Televizion)