Nuk mbaron emergjenca për krijimin e uraganeve shkatërrues në oqeanin Atlantik. Ende janë të prekshme shkatërrimet e uraganit Dorian veçanërisht në Ishujt Bahamas ( të dëshmuara në pamjet në fotogaleri), ndërsa po në të njëjtën zonë ka lindur Humberto.
Uragani tashmë i kategorisë 3 ka shmangur kësaj radhe brigjet e Shteteve të Bashkuara si dhe Bahamas për t’u drejtuar në Ishujt Bermuda, një tjetër “parajsë” turistike që rrezikon të gjunjëzohet.

Por nuk mjafton, sepse parashikimet e sinoptikanëve tregojnë që Humberto do të ketë mjaftueshëm forcë për të arritur deri afër brigjeve të Irlandës dhe të Britanisë së Madhe.
Një risi kjo për kontinentin tonë, që u parapri edhe nga “kolegu” Dorian, i cili erdhi deri aty i shfuqizuar dhe me statusin e stuhisë së thjeshtë, dhe pa shumë dëme. (A2 Televizion)