
Analisti Agon Maliqi ka deklaruar në studion e A2 CNN opsionet e mundshme për qeverinë e re. Ai nuk përjashton mundësinë e fitores plebishitare të Kurtit, por thotë se mundësia më e madhe është bashkëpunimi me dikë nga garda e vjetër. Për Maliqin, çështja e presidentit është ajo që e mban peng.
“Jemi para dy opsioneve; një fitore plebishitare e Kurtit plebishitare, probaliteti është më i ulët. Besoj që do të duhet të bashkëpunojë me dikë nga garda e vjetër, mund të jetë Haradinaj dhe aty është vështirë se lindin dhe mospajtime. VV është bërë parti heterogjene. Mendoj që ka më shumë gjasa të ndodhë një dakordësi e Kurtit me LDK ose PDK për presidentin. Nuk përjashtohet mundësia që Kurti të shprehet i pakënaqur me përqindjen që do të marrë. Matematikisht mund të ketë që të formojë qeverinë, por kjo çështja e presidentit mbetet ajo që e mban peng, se a do shkojë të qeverisë për një periudhë 3-4 vjeçare me president konsensual. Dalja në votime është me ulët se në zgjedhjet e mëparshme, por kjo shpjegohet nga moti i keq. Drama politike në Kosovë fillon sot me daljen e rezultateve”. (A2 Televizion)