Çdo parti politike në Kosovë do të ketë në dispozicion nga rreth 1 milionë euro për fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Njoftimi erdhi nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila bëri të ditur se të drejtë vote do të kenë mbi 1.8 milionë qytetarë të Kosovës. Gjithashtu sqaroi mënyrën se si do të votojnë qytetarët që jetojnë jashtë territorit. (A2 Televizion)
Zgjedhjet në Kosovë, rreth 1 milion euro në dispozicion të partive për fushatë
