
Të hënën, Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet duke i hapur zyrtarisht rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Njoftimi erdhi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thirrur mbajtjen e një seance plenare. Megjithatë, një komunikatë paksa kontroverse ka ardhur nga presidenti Hashim Thaçi.
Ai, përmes një shkrese zyrtare, dërguar Kadri Veselit, kërkon zyrtarisht propozimin e një kandidati të ri për ta mandatuar për formimin e qeverisë së re.
Ky vendim është kritikuar gjerësisht nga partitë opozitare, të cilat bëjnë thirrje për caktimin e një date për zgjedhjet parlamentare. (A2 Televizion)