
Investime për infrastrukturën rrugore u premtoi kryebashkiakja e Durrësit banorëve të ish-kënetës, të cilëve u tha se gjithsesi do të shikohen fondet e buxhetit për ta realizuar një gjë të tillë.
Me mijëra banorë të ish-kënetës në Durrës, mes të tjerave, vuajnë edhe nga mungesa e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimi i kësaj situate ishte një nga premtimet e kryebashkiakes së re.
“Ka patjetër nevojë për investim, por investimet bëhen në varësi të buxheteve. Janë 4 rrugë këtu për të cilat do të fillojë rilevimi topografik dhe më tej do të hartojmë projektin, duke parë buxhetimin qoftë me Bashkinë qoftë me qeverinë shqiptare”, deklaroi kryebashkiakja.
Sako shtoi se po punohet edhe për ndriçimin dhe gjelbërimin e zonës, ndërsa theksoi se kjo zonë është e rrezikuar nga përmbytjet, ndaj bashkia e ka në vëmendje të posaçme. (A2 Televizion)