
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i bashkohet sot fushatës së mikut të vjetër, Joe Biden, duke nisur me një fjalim në Filadelfia.
Obama do t’i fokusojë përpjekjet e tij në mbështetje të ish-zëvendëspresidentit, në shtetet ku po zhvillohet votimi i parakohshëm. Ai do të ndalojë në disa prej atyre që konsiderohen si sheshbeteja vendimtare për zgjedhjen e fituesit.
Demokratët besojnë se ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të aktivizojë votuesit në fazën përmbyllëse të fushatës.
Joe Bieden dhe Kamala Harris kanë shpresë se Obama do t’i ndihmojë të fitojnë 3 grupe kryesore; burrat me ngjyrë, komunitetin latin dhe votuesit e rinj. (A2 Televizion)