I nxehti në SHBA, 6 viktima, mijëra vetë pa energji elektrike

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 10:09 | Bota

Rreth 50 mijë persona mbetën pa energji elektrike në Nju Jork, mes valës rekord të së nxehtit që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, nga Miduesti në bregdetin lindor. Zonat më të prekura janë Bruklin dhe Kuins ku banorët krijuan radhë në dyqanet e akulloreve në orët e vona të mbrëmjes.

Shumë qytetarë e kaluan natën në automjetet e tyre, ku mund të shfrytëzonin ajrin e kondicionuar. Autoritetet njoftuan se po bëjnë riparimet e nevojshme në sistemet e mbingarkuara elektrike.

Temperaturat rekord mbi 43 gradë Celsius janë fajësuar për të paktën 6 vdekje. Vala e të nxehtit që mbuloi gati 1/3 e popullsisë amerikane pritet të zbutet të hënën, kur një sistem i ftohtë ajri do të sjellë shira edhe shtrëngata sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos