Disa të dënuar me vdekje për spiunazh, Irani: Shkatërruam rrjetin e CIA-s

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 11:01 | Bota
Disa të dënuar me vdekje për spiunazh, Irani: Shkatërruam

Autoritetet iraniane bënë me dije se agjencitë ligjzbatuese arrestuan 17 të dyshuar dhe dënuan disa prej tyre me vdekje, pas shkatërrimit një rrjeti spiunazhi të CIA, operacion ky i lajmëruar një muaj më parë.

Një nga zyrtarët e lartë të Ministrisë iraniane të Inteligjencës deklaroi se të arrestuarit kanë tradhtuar vendin dhe për këtë arsye disa prej tyre janë dënuar me vdekje ndërsa të tjerë do të qëndrojnë në burg për një kohë të gjatë.

Kjo deklaratë vjen pas rritjes së tensionit mes Iranit dhe SHBA, pas tërheqjes së kësaj të fundit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Të arrestuarit për spiunazh në favor të CIA-s janë të gjithë shtetas iranianë, të punësuar në institucione kryesore shtetërore dhe private.

Sipas zyrtarit të lartë të Ministrisë së Inteligjencës, pjesa më e madhe e tyre u rekrutuan pasi shkuan në ambasadën e SHBA në kërkim të një vize për të udhëtuar në këtë vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos