
Dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Ukrainë. Ashtu edhe siç pritej, pas publikimeve të exit-polls, partia e presidentit Volodymyr Zelenskiy është në avantazh të dukshëm ndaj forcave të tjera në garë.
Sipas këtyre rezultateve, partia e presidentit të ri të vendit ka fituar zgjedhjet me rreth 44% të votave, në vend të dytë renditet Platforma Opozitare, partia e ish presidentit Poroshenko është forcë e tretë, ndërsa ajo e ish kryeministres Tymoshenko e katërta.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy e shpërndau parlamentin menjëherë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, ku triumfoi me mbi 70% të votave. (A2 Televizion)