Zgjedhjet në universitete, presidenti përshëndet shtyrjen nga Ministria e Arsimit

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 12:27 | Aktualitet
Zgjedhjet në universitete, presidenti përshëndet shtyrjen nga

Presidenti Meta përshëndeti vendimin e Ministrisë së Arsimit për të shtyrë zgjedhjet në universitete deri në një moment të dytë.

I pyetur nga A2, nëse ndante të njëjtin qëndrim me PD-në se qytetarëve po u cenohen të drejtat me gjendjen e jashtëzakonshme, Meta tha se nuk jemi në një situatë normale dhe vuri theksin te nevoja për të garantuar distancimin social.

“Mendoj se është një vendim i arsyeshëm dhe mendoj se ishte një vendim i pritshëm sepse në një periudhë të vendosur nga parlamenti të fatkeqësisë natyrore, nuk ishte e mundur për zgjedhje përfshirëse, demokratike, siç e meritojnë universitetet tona.

Lidhur me çështjen e protestave, të tubimeve, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e garanton në mënyrën më të qartë këtë të drejtë themelore për vetë ekzistencën e demokracisë, në të gjitha rrethanat dhe është një e drejtë që duhet të respektohet nga autoritetet. Meqenëse jemi në një situatë të jashtëzakonshme, duhet të merren të gjitha masat jo që të ndalohet, por që të zhvillohet në përputhje me kushtet specifike të distancimit social, apo fizik, të ruajtjes”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos