Presidenti i sapozgjedhur, Bajram Begaj, takon Moisiun, Topin dhe Mejdanin në Pallatin e Brigadave

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 10:58 | Politikë
Presidenti i sapozgjedhur, Bajram Begaj, takon Moisiun, Topin dhe Mejdanin

Disa ditë pasi u votua nga Kuvendi si president i ri i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon takime me ish-krerët e shtetit shqiptar.

Mësohet se ditën e sotme, Begaj po zhvillon takime me paraardhësit e tij, siç është ish-presidenti Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani.

Takimi po mbahet në Pallatin e Brigadave dhe ish-presidentët janë shoqëruar nga makinat e Gardës së Republikës.

Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos