
Pas mbërritjes së opinionit të “Venecias” gjykata kushtetuese shqyrtoi sot padinë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Gjykata e kishte pezulluar shqyrtimin e çështjes pasi kishte kërkuar mendimin e ekspertëve të Venecias.
Opinioni i mbërritur tashmë nënvizon se Presidenti tejkaloi kompetencat me anulimin e zgjedhjeve vendore për shkak të bojkotit të tyre nga ana e opozitës.
Nga ana tjetër, Komisioni i Venecias thekson se nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse zgjedhjet vendore të 30 qershorit ishin apo jo legjitime. (A2 Televizion)