“Kjo është nusja jote, të lutem mos e rrih”, babai shet vajzën e vogël te një 55-vjeçar

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 17:05 | Bota

Një baba afgan, i cili u detyrua që të shiste vajzën e tij 9-vjeçare te një burrë 55-vjeçar, ju lut blerësit që të mos e rrihte.

Sipas CNN, Abdul Malik po qante kur shiti fëmijën te burri dhe i tha këto fjalë: “Kjo është nusja jote. Të lutem, kujdesu për të. Të lutem, mos e rrih”.

https://a2news.com/2021/10/26/duhet-te-ushqejme-femijet-e-tjere-familja-shet-foshnjen-per-500-dollare/

Familja e vajzës shprehet se nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi nuk kanë të ardhura për të blerë ushqime.

Ndërkohë që CNN raporton se një familje tjetër do të shesë ditët e ardhshme vajzat 9 dhe 4-vjeçare për të mbijetuar në Afganistanin që ka hyrë në një krizë të rëndë humanitare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/25/paralajmerimi-i-okb-miliona-afgane-do-te-vuajne-nga-uria-kete-dimer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos