Zgjidhet Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i jep "ok" edhe Lulzim Basha

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 12:45 | Politikë
Zgjidhet Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i nënkryetarit që ushtron detyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar, një grup deputetësh kanë thirrur një mbledhje urgjente të grupit për të plotësuar vakancën e krijuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe nisjen e procedurës së njoftimit të Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike regjistron 33 anëtarë, nga të cilët kanë votuar pro të gjithë deputetët e pranishëm dhe asnjë kundër. Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë:

Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD:

Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.

Mësohet se, në mbledhje kanë munguar deputetët:

Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/19/bardhi-kryetar-i-grupit-te-pd-berisha-nuk-njohim-struktura-paralele-i-ftoj-te-ulemi-ne-bisedime/
https://a2news.com/2023/05/17/rezultati-i-zgjedhjeve-alibeaj-jep-doreheqjen-nga-drejtimi-i-pd-se/
https://a2news.com/2023/05/19/alibeaj-thirri-mbledhjen-e-kryesise-por-nuk-njoftoi-anetaret-pritet-mbledhja-e-grupit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos