Berisha: 600 euro për vota, 10 mijë të tjera për komisioner! Kam filmime! Bandat e Dubait ndikuan në Durrës

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 12:20 | Politikë
Berisha: 600 euro për vota, 10 mijë të tjera për komisioner!

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur qark më qark, duke thënë se sa lekë janë blerë votat për 14 majin. Në daljen e përjavshme për mediat nga selia blu, Berisha tha se çmimi varionte nga 600 euro për një votë deri në 10 mijë euro për një komisioner. Ai thekson se vullneti i qytetarëve është tjetërsuar nga banda të ndryshme.

Sipas Berishës, për këto ka edhe filmime.

“10 mijë euro për komisioner, në Lezhë në mbrojtjen e policisë së Lezhës bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zona të ndryshme, diku-diku janë të filmuara dhe aty duket makina e bandave dhe e policisë që po i ruante. Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe vende të tjera diktuan në mbrojtjen e Policisë vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të Partisë Demokratike u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, bandat pushtuan qendra e votimit në Velipojë, 600 euro vota në Mamurras, në Nikël, vrasës trafikant bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion komisionerët, kurse narko-policia arrestonte një person në makinë dhe e mashtronte opinionin publik se ai po blinte vota, kur ai nuk kishte asnjë qindarkë me vete”, tha Berisha.

Akuza pati edhe për drejtuesit e administratat. Sipas, Berishës, ato kanë qëndruar si “xhandarë” në qendrat e votimit.

“Kanë filluar shkarkimet nga puna ndaj atyre që nuk u përgjigjën”, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos