Zhduket helikopteri i NATO-s në detin Jon

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 22:58 | Bota
Zhduket helikopteri i NATO-s në detin Jon

Zyrtarët grekë kanë bërë me dije se një helikopter i NATO-s është zhdukur në det mes Italisë dhe Greqisë.

Mediat greke raportojnë se në mjetin fluturues mund të ketë pasur 3-6 persona. Sipas tyre helikopteri u ngrit nga një fregatë kanadeze si pjesë e disa stërvitjeve ushtarake.

Forcat e NATO-s kanë dërguar disa ekipe kërkim-shpëtimi në zonën e ishullit të Kefalonisë. Deri tani nuk jepen detaje të tjera për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos