Zhduket helikopteri me 7 persona në bord në Apenine

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 07:12 | Bota
Zhduket helikopteri me 7 persona në bord në Apenine

Një helikopter me shtatë persona në bord, është zhdukur në Apenine, në kufirin midis Emilia-s dhe Toscana-s. Ai u nis të enjten në orën 9:30 nga aeroporti Capannori Tassignano (Lucca) për në zonën e Trevisos. Nga zbulimet e fundit të sistemeve të radarëve ai ndodhej në zonën e Modenës, në komunën e Pievepelago, ku pasditen e djeshme u përqendruan kërkimet.

Në bordin e tij ndodhej piloti italian, katër shtetas turq dhe dy libanezë.

Helikopteri ishte ulur në Castelminio di Resana (Treviso), siç konfirmohet nga burime nga Roto Cart, një kompani e specializuar në prodhimin e letrës për përdorim shtëpiak. Për tri ditë, helikpoteri shkonte e kthehej për të sjellë disa blerës nga Lucca, ku mbahet një panair tregtar për këtë sektor i kompanisë me bazë në Treviso.

Mediat italiane bëjnë të ditur se helikopteri u zhduk pas një stuhie ere, shiu dhe breshëri që goditi zonën.

Kërkimet pasdite u ndoqën nga helikopterë të shpëtimit alpin, disa ekipe tokësore dhe 24 vullnetarë nga Mbrojtja Civile Rajonale Emilia-Romagna. Zonat e patrulluara janë të paarritshme, kryesisht të pabanuara dhe me pyje dhe skarpata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos