Rrëzohet helikopteri me 7 persona në Itali, asnjë i mbijetuar

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 13:24 | Bota
Rrëzohet helikopteri me 7 persona në Itali, asnjë i mbijetuar

Një helikopter me 7 persona në bord, mes të cilëve edhe dy fëmijë është rrëzuar në zonën e Foggia-s në Itali. Mediat italiane raportojnë se nuk ka asnjë të mbijetuar, ndërsa mbetjet e tij u gjendën në një zonë rurale në Castelpagano të Apricena-s.

Helikopteri i cili është nisur në orën 9:20 të mëngjesit nga Ishujt Tremiti kur humbi kontaktet me radio në zonën midis Apricena-s dhe San Severo, teksa stuhia kishte përfshirë zonën.

Viktimat dyshohet se janë turistë sllovenë. Kërkimi për gjetjen e helikopterit ishte përqendruar në tokë dhe det në zonën midis San Severo, Apricena dhe Rignano Garganico, në zonën e Foggia-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos