Zhduket nga radarët një helikopter mbi Hawaii

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 19:20 | Bota
Zhduket nga radarët një helikopter mbi Hawaii

Rojet bregdetare amerikane kanë nisur kërkimet për gjetjen e një helikopteri me turistë, i cili humbi kontaktet në Hawaii. Sipas autoriteteve, në helikopter udhëtonin 6 turistë, 2 prej të cilëve minorenë dhe piloti.

Kulla e kontrollit njofton se helikopteri humbi kontaktet ndërsa po bënte një xhiro turistike mbi ishullin Kauai, 40 minuta pasi u ngrit nga pista.

Dyshohet se mjeti fluturues mund të ketë pësuar ndonjë avari për shkak të motit të keq që kishte përfshirë ishullin e njohur turistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos