Rrëzohet avioni në Kazakistan, të paktën 15 viktima

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 09:57 | Bota

Të paktën 15 vetë kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur pasi një avion me 93 pasagjerë në bord dhe pesë pjesëtarë ekuipazhi u përplas pak pasi ishte ngritur në fluturim në Alamti të Kazakistanit të premten në mëngjes.

Sipas autoriteteve të aeroportit, avioni humbi lartësi pasi u ngrit dhe u përplas fillimisht me një mur betoni e më pas me një godinë dykatëshe rreth orës 7:20 të mëngjesit, me orën lokale. Avioni kishte si destinacion kryeqytetin Nur-Sultan.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende por një gazetar i Reuters në vendin e ngjarjes raportoi se zona ishte përfshirë nga një mjegull e dendur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos