Zhvillimet politike, Basha mbledh Kryesinë e PD

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 14:48 | Politikë
Zhvillimet politike, Basha mbledh Kryesinë e PD

Kreu i opozitës, Lulzim Basha mbledh pasditen e sotme Kryesinë dhe ish grupin parlamentar demokrat. Mbledhja do të ketë në fokus situatën aktuale politike në vend dhe vjen vetëm 1 ditë pasi Kuvendi miratoi paketën anti-shpifje, por edhe pas dënimit të ish deputetit Ervin Salianji.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për propozimin e opozitës parlamentare në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore, për të ndryshuar sistemin në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Deri më tani, grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore, ende nuk ka diskutuar për çështjen e sistemit elektoral. Partitë aleate të demokratëve kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme kthimin tek listat e hapura.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos