Zhvillimi ekonomik: Nxitja nga investimet publike, pak mbështetje për sektorët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 15:41 | Ekonomi
Zhvillimi ekonomik: Nxitja nga investimet publike, pak mbështetje për

Ndërsa diskutimi i taksave ka përfshirë ekspertët dhe opinionin publik, zhvillimi i ekonomisë kërkon jo vetëm politika fiskale, por edhe zhvillimore, që të bëjnë të mundur aktivizimin e fondeve private në ekonomi,  të bizneseve dhe qytetarëve. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, shpjegon se rritja ekonomike e parashikuar në 4.1% vitin e ardhshëm është një projeksion realist dhe mbështetet nga projektbuxheti 2022.

Ndarë sipas degëve të ekonomisë, Civici shprehet se ka nevojë për një mbështetje më të madhe ndaj atyre që duhet të jenë prioritetet e së ardhmes dhe kjo nëpërmjet politikave afatgjata dhe jo vetëm taksave.

Ekonomisti vlerëson masat për lehtësimin e taksimit të pagave për një pjesë të madhe të të punësuarve. Por shprehet se niveli aktual i borxhit është i lartë për supet e ekonomisë dhe ka nevojë për një strategji për uljen e shpejtë të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos