Hiqet dënimin për Djokovic, mund të rikthehet në Australian Open

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 09:07 | Sporte të tjera
Hiqet dënimin për Djokovic, mund të rikthehet në Australian

Pas shumë polemikash dhe betejash ligjore, Novak Djokovic, mund të marrë pjesë në Australian Open në janar të vitit të ardhshëm.

Ka qenë qeveria australiane, e cila ka anuluar dënimin prej 3 vitesh të tenistit serb dhe ka autorizuar që të luajë në turneun më të rëndësishëm në tenis.

Djokovic nuk luajti këtë vit për shkak se nuk ishte vaksinuar. Ai udhëtoi në Melbourne, por qëndroi i izoluar në një qendër për emigrantë dhe pas disa betejash ligjore, ish-numri një i botës u dënua me 3 vjet, pasi kishte shkelur rregullat.

Megjithatë, duke parë dhe situatën, qeveria australiane ka bërë një hap prapa duke anuluar çdo vendim dhe tani sportisti serb mund të synojë të fitojë për herë të 10-të grand slamin e Australian Open. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos