Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një fabrikë dyshekësh në Elbasan.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një qark i shkurtër elektrik.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. S., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi.
Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)