Një zjarr masiv ka rënë gjatë natës në malin me pisha të Shëngjinit, në vendin e quajtur Lugu i Lemës.
Zjarrfikëset dhe policia kanë punuar për shuarjen e tij gjatë natës, por terreni malor e bën të vështirë izolimin e vatrës së zjarrit.
Ndërkohë, era i ka përhapur edhe më tepër flakët. (A2 Televizion)