Zjarr në Bestrovë të Vlorës, dyshohet i qëllimshëm

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 13:23 | Aktualitet
Zjarr në Bestrovë të Vlorës, dyshohet i qëllimshëm

Një sipërfaqe me ullishte dhe pemëtari është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në fshatin Bestrovë, njësia Qendër, në Vlorë.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. Nga një video e siguruar nga A2 CNN, një zjarrfikës tenton të shuajë flakët me mjete rrethanore.

Kjo është hera e dytë që zjarri përfshin ullishtat e Bestrovës pas zjarrit të madh në Panaja dhe Bestrovë disa ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos