
Të paktën 6 emigrantë kanë mbetur të lënduar dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore pas një zjarri që përfshiu kampin ku ata strehoheshin në Mitrovicë.
Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur në këtë mënyrë një rëndim të situatës.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës u shpreh në një konferencë për shtyp se zjarri ka dëmtuar një pjesë të kampit të refugjatëve, por nuk dha detaje për shkaqet e tij.
Muajt e fundit është rritur numri i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme që qëndrojnë apo shfrytëzojnë Kosovës si vendkalim në rrugën e tyre drejt vendeve evropiane. (A2 Televizion)