Zjarr në Karaburun, dyshohet i qëllimshëm

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 21:05 | Kronikë

Një vatër zjarr është shfaqur pasditen e së dielës në gadishullin e Karaburunit në Vlorë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, pasi mund të jetë vendosur nga barinjtë e zonës aty pranë. Zjarri nuk rrezikon banesa, ndërsa aktualisht po digjen kullota e shkurre.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë nga toka për shkak të terrenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos