
Një vatër zjarri është krijuar në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e quajtur Piramida 17, në Kolonjë.
Flakët janë në përmasa të mëdha, pasi është një zonë e pyllëzuar nga bredha dhe lisa, ndërsa zjarri po favorizohet edhe nga era.
Deri më tani, mësohet se zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga ana e tyre, ndërkohë që forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri.
Në të gjithë vendin tonë raportohet se janë 4 vatra aktive, nga 23 që janë në total. Vatrat aktive janë në Bashkinë Klos, Durrës, Kurbin dhe Shkodër. (A2 Televizion)