Që prej orëve të mbrëmjes të së shtunës, një sipërfaqe e pyllëzuar në malin e Dajtit është përfshirë nga flakët. Zjarri vijon të jetë aktivë, duke djegur sipërfaqe kryesisht me shkurre.
Ministria e Mbrojtjes reagoi duke bërë të ditur se 60 efektivë të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse i janë bashkuar mëngjesin e sotëm efektivëve të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Priskë.
“Zjarri është i shpërndarë në vatra të vogla në një terren me shkurre jo shumë të larta. Nuk paraqitet rrezik për banesa apo popullatë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)