Një banesë në fshatin Gështenjas të Pogradecit është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës.
Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orenditë e banesës si edhe është lënduar pronarja e banesës, Yrfete Elmasllari, e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.
Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës. (A2 Televizion)


