Shkëputet skela në Tiranë, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 16:48 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Katër punëtorë ishin duke punuar për heqjen e skelave në një pallat, të cilat janë shembur, duke rënë mbi dy punëtorë të tjerë.

Tre personat u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa dy të tjerët u nxorën të pajetë.

Policia ka bërë të ditur se viktimat janë shtetasit me iniciale O. K.,36 vjeç dhe E. B., 31 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos